Philippe Coutinho ka ndezur merkaton teksa një lajm i bujshëm po qarkullon në mediat angleze. Sipas prestigjozes Mirror, braziliani mund të përfundoj sërish në Premier League.
Për Coutinho thuhet se i ka hapur dyert rikthimit në Angli nëse Bayern Munich nuk aktivizon mundësinë e tyre për të blerë kartonin e brazilianit. E ardhmja e Coutinho me Barcelonën duket e përfunduar, teksa katalanasit kërkojnë me çdo kusht ta shesin futbollistin e tyre.
I transferuar tek Bayern në formën e huazimit, katalanasit kërkojnë jo më pak se 120 milion euro.
Nëse Bayern nuk bindet nga lojtari dhe nuk bie dakord për shumën, atëherë me shumë mundësi Coutinho do të përfundonte në Angli tek një prej skuadrave të Manchester United ose Tottenham./newsport/