Transferimi i Philippe Coutinhos do t’i kushtojë Barcelonës 150 milionë euro. Kështu ka deklaruar sot e përditshmja spanjolle “Il Mundo Deportivo”, që shkruan se marrëveshja mes Liverpool dhe Barcelona është arritur në kuotën e 110 milionë eurove si shifër bazë, ndërsa janë edhe 40 milionë euro bonus, që do të shkojnë më vonë në arkën e skuadrës britanik.

NIKE zyrtarizoi i pari ttransferimin e Coutinho

Marrëveshja do të mbyllet dhe zyrtarizohet brenda kësaj jave, mundësisht të shtunën, por në rast se ndodh ndonjë e papritur gjithcka do të konfirmohet të hënën, kur pritet të bëhet edhe prezantimi i sulmuesit Brazilian te skuadra “blaugrana”.

Ky transferim ka kohë që kërkon finalizohet nga skuadra spanjolle, që e ka kërkuar Coutinho që në verën e kaluar.