Edhe pse tashmë në Britani prej disa javësh është duke u përdorur vaksina kundër COVID, sërish numri i vogël i dozave nuk po mundet të ndalojë atë që mund të konsiderohet si një valë e tretë. Në këtë pikë, nuk mund të shpëtojë as bota e futbollit teksa tashmë një ndeshje është shtyrë.

Bëhet fjalë për Maçester Siti-Everton, teksa te qytetarët janë bërë disa persona të infektuar dhe aktualisht po marren masat që virusi i rrezikshëm të mos shpërndahet më shumë.

Duke parë këtë situatë, presidentët e klubeve angleze janë duke menduar për një pauzë dyjavore të kmapionatit, si për t’i shpëtuar një infektimi më shumë në radhët e futbollistëve e më pas të rrezikojnë shtyrjen e ndeshjeve çka do të sillte vetëm probleme me kalendarin.

Tashmë, pritet të merret një vendim, por COVID rrezikon seriozisht të mbyllë futbollin anglez të paktën për dy javë. /VipSport/