Kristiano Ronaldo nuk ka gjetur akoma golin e parë në fushë, por jashtë saj po fillojnë të ndihen efektet e portugezit.
Juventus përballet të shtunën me Parmën në transfertë dhe stadiumi do të jetë plot, sepse janë shitur të gjitha biletat.
Diçka e tillë ka ndodhur dhe në stadiumin e Udinezes, që ka një kapacitet prej 25 mijë vendesh. Bardhezinjtë udhëtojnë drejt Udines me datë 7-të tetor, por biletat e “Dacia Arena” kanë avulluar.
Askush nuk dëshiron të humbasë shansin për të parë portugezin nga afër dhe tifozët kanë nxituar të presin biletën duke mbushur stadiumin, që nuk mbahet mend që kur ka arritur kapacitetin e tij të plotë për herë të fundit.