Kristiano Ronaldo e mbylli vitin si golashënuesi më i mirë i 2023-shit me 54 realizime në 59 ndeshje, duke lënë pas Kilië Mbape, Herri Kejn dhe Erling Haland.
Sulmuesi portugez i Al-Nasr e ka nisur Vitin e Ri në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar menjëherë trofeun e parë.
Bëhet fjalë për çmimin “Maradona” të dhënë nga “Dubai Globe Soccer Awards” si golashënuesi më i mirë për vitin që lamë pas.
Ai gjithashtu është nominuar dhe për “Lojtari më i Mirë i Vitit”, “Lojtari më i Mirë i Lindjes së Mesme” dhe “Lojtari i Preferuar i Tifozëve”, që do të shpërndahen nga “Dubai Globe Soccer Awards” më 19 janar në Emiratet e Bashkuara Arabe.