Vetëm një ditë pasi takoi dhe u fotografua me kampionin në fuqi të Formula 1, Lewis Hamilton, në prag të garës për “Çmimin e madh” të Monaco, në program për këtë fundjavë, ylli portugez i Juventus, Cristiano Ronaldo ka prezantuar bishën e tij të re.

Bomberi dhe futbollisti më i mirë i Seria A, 5 herë fitues i “Topit të Artë” ka reklamuar para publikut të gjërë “diamantin” e tij të ri. Bëhet fjalë për një makinë “McLaren” Senna, me një targë po aq të personalizuar 007.

Një version luksoz që në tregun aktual numërohen vetëm 500 të tilla. E krahasuar me një raketë që mund të kapë shpejtësinë maksimale prej 340 km/h dhe me çmimin e ndaluar që vërtitet nga 850 mijë deri në 1 milion euro./telesport/