Manchester United po tenton blerjen e Victor Osimhen te Napoli. Klubi anglez ka gati 100 milionë euro + huazimin e Cristiano Ronaldos, propozim që tundon jo pak presidentin De Laurentiis.
Gjithsesi, agjenti i sulmuesit të kombëtares nigeriane i ka dhënë fund dilemave në lidhje me mundësinë transferimit të Osimhen në “Old Trafford” nën urdhrat e Erik Ten Hag.
“Nuk po zhvillohet asnjë negociatë, nuk do të ndodhë asnjë shkëmbim. Victor Osimhen është një lojtar i Napolit dhe ai dëshiron të luajë në Champions League”, deklaroi Roberto Calenda.
Shorti i ditës së enjte vuri Napolin në grupin A me rivalë si Liverpool, Ajax dhe Rangers. Ndërkohë, Osimhen, i cili ka edhe 3 vite kontratë me klubin italian, ka shënuar dy gola në dy takimet e para në kampionatin italian.