Cristiano Ronaldo kërkon nga Real Madrid që vendosë çmimin e tij të shitjes për një transferim potencial në verë, 100 milionë € (89 milionë £), – njofton britanikja “Daily Record”. Në të njëjtën kohë, përfaqësuesi i lojtarit më të mirë të vitit 2017 i ka bërë të njohur PSg-së dhe Manchester United se sulmuesi është i gatshëm të “luftojë për një lëvizje” jashtë futbollit spanjoll, nëse është e nevojshme.Klauzola e lirimit në kontratën 5-sezonale, që Ronaldo ka nënshkruar në nëntor 2016, qëndron përmes një simbolike 1 bilion € (887 milionë £).

Kampi i Ronaldos po kërkon një angazhim nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, që do ta shiste portugezin për një “tarifë realiste” më të ulët se një e dhjeta e asaj shume, duke bërë të mundur që PSG-ja dhe Manbchester United të ndjekin gjurmët e portugezit ndërkombëtar.

Marrëdhënia e Ronaldos me Perez është në një nivel të rrezikshëm e të ulët, teksa burime të afërta me futbollistin më të suksesshëm në historinë e Real Madridit thonë se ka arritur një pikë sa “ai as nuk dëshiron të flasë me presidentin”.

Qëndrimi kryesor për pakënaqësinë e 32-vjeçarit është thyerja e besimit të tij, sepse Perez iu nënshtrua një premtimi përfundimtar të sezonit për të përmirësuar kushtet e tij financiare në krahasim me protagonistët kryesorë të sportit.

Megjithëse Ronaldo e forcoi statusin e tij si lojtari më i mirë i futbollit, duke udhëhequr Real Madridin në fitimin e titullit në La Liga, Ligën e Kampionëve dhe Botërorin për Klube, këtë vit, duke mbledhur përsëri çmimet prestigjioze individuale, paga e tij bazë u eklipsua nga Lionel Messi dhe Neymar.

Argumenti i Ronaldos është se arritjet e tij në terren duhet të pasqyrohen në mënyrë të saktë në pagën e tij, jo pak për shkak se vlera e tij tregtare në Madrid është më e lartë se ajo e dy amerikano-jugorëve.

“Unë jam lojtari më i mirë në histori, në momentet e mira dhe ato të këqija, – tha Ronaldo në një intervistë me “France Football”, për të shënjuar suksesin e këtij viti në “Topin e Artë”.

I respektoj preferencat e të gjithëve, por kurrë nuk kam parë ndonjë njeri më të mirë se unë. Gjithmonë kam menduar se asnjë futbollist nuk mund t’i bëjë gjërat që unë mundem. Nuk ka asnjë lojtar më të plotë se unë. Unë luaj mirë me të dyja këmbët, jam i shpejtë, i fuqishëm, i mirë me kokë, kam shënuar gola, jap asiste. Ka njerëz që preferojnë Neymarin, ose Messin. Por, unë po ju them: Nuk ka asnjë më të plotë se unë. Askush nuk ka fituar aq shumë trofe, si unë. Dhe unë nuk po flas vetëm për “Topin e Artë”. Kjo thotë diçka, apo jo? Nuk është vetëm rezultat i punës që bëj në palestër, ashtu siç mendojnë disa njerëz. Është shuma e shumë gjërave. Legjendat si Floyd Mayweather dhe LeBron James nuk arrijnë në nivelin e tyre të përsosur rastësisht. Shumë faktorë përkojnë. Të jesh në krye dhe të qëndrosh aty duhet të kesh më shumë talent se të tjerët”.

Ronaldo, kuptohet, se është zemëruar me atë që ai e konsideronte si mungesë respekti për pjesën Perez në ceremoninë e “Topit të Artë” në Paris, më parë, këtë muaj. Në një aktivitet të mbajtur për të nderuar çmimin e pestë prestigjioz individual të portugezit te Kulla Eifel, presidenti i Real Madridit zgjodhi të flirtonte publikisht me Neymarin.

“Të ishte pjesë e Real Madridit, kjo do ta bënte më të lehtë për Neymar, që ta fitonte “Topin e Artë”, – tha Perez mbi sulmuesin brazilian të PSG-së. – Real Madridi është një klub, i cili të jep gjithçka që nevojitet si një lojtar i madh. Të gjithë e dinë që unë, tashmë, dëshiroja të nënshkruaja me atë në një moment”.
Real Madridi humbi një luftë oferte me Barcelonën, kur Neymar u largua nga Santos në vitin 2013. Megjithëse braziliani vendosi një klauzolë prej 197 milionë £ për t’u bashkuar me PSG-në, verën e kaluar, babai i Neymar e ka inkurajuar Real Madridin të rinovojë interesimin mbi 25-vjeçarin, një veprim që për kampin e Ronaldos është shumë domethënës.

Pasi shënoi golin e vetëm të finales së Kupës së Botës në këtë muaj, kundër Gremios, javën tjetër Ronaldo vendosi presion publik mbi Perez, duke deklaruar një dëshirë për të përfunduar karrierën e tij në “Santiago Bernabeu”, nëse kushtet ishin të duhurat. “Do të doja me të vërtetë, por gjërat nuk varen nga unë, – tha Ronaldo. – Ajo që varet nga unë është ajo që bëj në fushë. Unë nuk jam ai që drejton klubin, kjo është për ata që janë përgjegjës.

Puna ime është në fushë dhe mendoj se po e bëj mirë, pjesën tjetër nuk mund ta kontrolloj”.
Marrëveshja aktuale e Ronaldos shkon deri në verën e vitit 2021 dhe përfshin një pagë bruto të garantuar prej 43 milionë £. Kjo shifër u tejkalua së pari nga marrëveshja e verës e PSG-së me Neymar, dhe pastaj nga rinovimi i Messit me Barcelonën. Argjentinasi ndërkombëtar u bë futbollisti i parë që fiton ekuivalentin prej mbi 1 milionë £, si një pagë bazë javore, për një kontratë që kuptohet të jetë me vlerë 44 milionë £ në vit, pas tatimit.

Situata e Ronaldos është më e komplikuar nga një mosmarrëveshje e vazhdueshme me qeverinë spanjolle, mbi një pretendim prej 13 milionë £ të taksave të papaguara. Lojtari mohon shmangien e taksave, ose fshehjen e detajeve të të ardhurave të tij dhe argumenton se ka qenë në shënjestër për shkak të famës së tij.

“Nëse unë nuk quhesha Cristiano Ronaldo, nuk do të isha këtu”, –  tha ai në një paraqitje gjyqësore më parë, këtë vit.

I pyetur për të ardhmen e Ronaldos, javën e kaluar, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, tha: “Ajo që unë mendoj është se Cristiano, nisur nga çfarë ka bërë dhe çfarë po bën, meriton të gjithë respektin e klubit, por vetëm pas pushimit dimëror”.