Diten e sotme kundershtari i Vllaznise ne “Conference League”, ekipi Universitatea i Craioves, ka prezantuar blerjen e tij te pare, ate te mbrojtesit brazilian Raul Silva.

Ai mesohet se ka nënshkruar një kontratë të vlefshme për dy sezone me Universitatea Craiova dhe do të veshë fanellën me numrin 34. Mbrojtësi brazilian eshte tashmë i pranishëm në seancat stërvitore të kesaj skuadre ne Austri dhe trajneri Balint kërkon që blerja e re të përgatitet nga të gjitha këndvështrimet deri në ndeshjen e parë zyrtare të skuadrës në edicionin e ri.

1,000,000 euro është vlera e ketij lojtari ne treg, sipas Transfermarkt.com. Remo, Athletico Paranaense, Sport Recife, Arapongas, Criciuma, Londrina, Paysandu, Maritimo, Figueirense, Ceara, Braga dhe Estoril janë klubet për të cilat Silva ka luajtur deri më tani.

“Shpresoj që në ndeshjen e parë zyrtare të jetë në formë nga të gjitha këndvështrimet. Është një lojtar me cilësi shumë të mirë, që evoluon në një pozicion ku kishim nevoje”- eshte shprehur trajneri Bailint ne lidhje me kete perforcim te cilin shpreson ta kete ne fushe ne ndeshjen e 21 korrikut ndaj Vllaznise.