Hernan Crespo, ish-sulmuesi i Parmës, Lazio, Inter e Milan, por edhe ish-lider i përfaqësueses së Argjentinës, në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” ka folur edhe për Lionel Messi e krahasimin e tij me legjendën e bardhekaltërve Diego Armando Maradona.
“Messi nuk është Maradona, nuk fiton dot i vetëm një Botëror.
Duhet ta kuptojnë të gjithë, tifozët dhe shokët e skuadrës.
Ronaldo? CR7 luan i vetëm, vrapon, ka fizik, gjuan dhe shënon.
Messi, për të qenë Messi, ka nevojë për skuadrën. Messi te Portugalia do të bënte shifra të çmendura në kundrasulm.
Por e përsëris, Leo driblon e kalon një, dy kundërshtarë.
Maradona në 1986 dribloi pesë kundërshtarë armiq, kundër Anglisë. E kuptoni diferencën?”, deklaroi Crespo./telesport/