Sulmuesi i kombëtares së “Shpresave”, Cristian Shpendi është duke kaluar një super moment me Cesenan. Këtë të dielë Shpendi shënoi golin e pestë në katër ndeshje radhazi me skuadrën e Cesenas në kampionat.

Cesena fitoi me rezultatin 5-2 ndaj Rimini në takimin e javës së gjashtë, me sulmuesin “kuqezi” që gjeti rrjetën në minutën e 54’ të sfidës.

Sulmuesi me origjine nga Puka Cristian Shpendi ndodhet në një super formë te Cesena. Vëllai i Stiven Shpendi, ngeli në hijen e vëllait të tij në sezonin e kaluar te Cesena. Por sapo Stiven kaloi te Empoli në Serinë A, Cristian ka shpërthyer.

Një tjetër gol ka realizuar në ditën e sotme, atje ku Cesena arriti të fitojë me shifrat 5-1 ndaj Rimini. Cristian realizoi golin e katërt të takimit, ndërsa ky ishte goli i 5 në 4 ndeshjet e fundit me Cesenan, duke shënuar në 4 ndeshje radhazi, pa përfshirë këtu edhe golin që shënoi në ndeshjen e fundit të Shqipërisë U-21.