Ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo raportohet se është kundër transferimit të Neymar te klubi mbretëror, të paktën për sa kohë portugezi është ende te “Los Blancos”. Neymar pushtoi të gjitha mediat kur verën e kaluar u bë protagonist i transferimit më të kushtueshëm të historisë së futbollit, kur u transferua nga Barcelona te Paris Saint-Germain, për shumën rekord £198milionë. Një famë dhe zhurmë mediatike të cilën vijon ta mbjaë gjallë me performancën e tij të frikshme në “Parc des Princes”, teksa ka shënuar 17 gola për PSG në 20 ndeshje.

Gjithsesi, raportohet gjithashtu se Neymar është i pakënaqur me jetën në Paris, teksa u ka thënë miqve të tij te Barça se dëshiron të largohet, dhe se është penduar që la Barcelonën për një klub më të vogël.

Në të njëjtin moment, ka lindur edhe hipoteza që braziliani 25-vjeçar të fitojë rikthimin e tij në La Liga, por kësaj here duke u bashkuar me ekipin rival të Barças, me Real Madrid të interesuar për të siguruar shërbimet e yllit të PSG. Referuar “Diario Gol”, shefi i Real Madrid, Florentino Perez është i gatshëm të paguajë shumën rekord prej £222milionë (€250mln) për Neymar. Por Ronaldo ka informuar Real Madrid se ai nuk dëshiron transferimin e brazilianit, që do t’i vidhte edhe vendin e protagonistit me shkëlqimin nën dritën e proxhektorëve.Gjithashtu edhe Neymar nuk dëshiron që Ronaldo të jetë në klub, pasi ka vuajtur edhe më parë në karrierën e tij këtë fenomen, kur ishte nën hijen e Lionel Messi, aq sa u detyrua të largohej nga Barcelona.

Perez tashmë ka një çështje të rëndësishme për të kapërcyer, me Neymar të përcaktuar si objektivin e vitit 2018, në rast se ekipi i Zinedine Zidane dështon këtë sezon.

Perez mund të përfshijë Ronaldon në një marrëveshje për të blerë ish-yllin e Barças, ndonëse do të detyrohet të reduktojë ndjeshëm tarifën e klauzolës së tij të transferimit. Ose mund të presë deri në vitin 2019, për të nënshkruar Neymar, për të lënë Ronaldon të udhëheqë ekipin e kryeqytetit edhe për një tjetër sezon. Gjithsesi preference e Real është të blejë Neymar në fund të këtij sezoni. Kjo do të thotë se ai duhet të përballet me Ronaldon, nëse PSG nuk do të kënaqej me marrëveshjen e pjesshme.