Që nga largimi i Karim Benzemas, Real Madridi ka pasur probleme me pozitën e qendërsulmuesit. Aktualisht si qendërsulmues te Reali është duke luajtur Kylian Mbappe.
Francezi Mbappe te Paris Saint-Germaini luante më shumë si sulmues i krahut. Për këtë ka foli edhe ylli portugez Cristiano Ronaldo.
Ronaldo theksoi se nëse do të luante për Realin, do ta mësonte Mbappen se si të luante si qendërsulmues.
“Nëse do të isha në Real Madrid do ta mësoja Mbappen se si të luante si qendërsulmues. Është e vështirë për të, sepse ai nuk di të luajë si sulmues i qendrës. Për mendimin tim, nuk është pozita e tij”, ka thënë Ronaldo, shkruan të martën “Sporting News”.
26-vjeçari Mbappe ka treguar paraqitje pozitive këtë edicion.
Në 33 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka kontribuar me 21 gola dhe ka bërë tri asistime.