Teksa të gjitha mediat rozë po nxirrnin detaje nga dasma e vitit, ajo mes Cristiano Ronaldo-s dhe Georgina Rodriguez, ylli portugez ka dhënë lajmin bombë, nuk ka martesë për momentin.

Ai ka shuar dyshimet e gazetarit gjatë një interviste të gjatë ku ka thënë:

“Martesë? Ende jo, tani do të shpjegoj gjithçka. Shkoj në kishë çdo javë. Çdo javë. Jam katolik dhe shkoj për të falënderuar Zotin për gjithçka më ka dhënë. Ndryshoj kisha çdo javë, pasi në Torino e ke këtë mundësi pasi janë shumë. Një paparac më ka parë mua në atë kishë dhe ka menduar se do të martohem. Në të ardhmen si dihet çfarë mund të ndodh, por nuk është në planet e mia. “