Al Nasr ka arritur finalen e Superkupës të Arabisë Saudite duke mundur me shifrat 2-0 Al Tauon, në një ndeshje ku protagonist kryesor ishte i zakonshmi Cristiano Ronaldo, i cili vendosi edhe rekordin e radhës të karrierës së tij të jashtëzakonshme.
Fillimisht ai dha asistin për golin e avantazhit të ekipit të tij, ndërsa më pas, shënoi vetë golin e rezultatin 2-0 që hipotekoi vendin në finalen përballë Al Hilal.
Ky gol ishte me të vërtetë i veçantë, pasi ylli portugez u bë kësisoj lojtari i parë në histori i cili shënon për sezonin e 23-të radhazi. Nje futbollist qe duket se nuk ka nder mend te ndalet ne karrieren e tij pavaresisht viteve qe kalojne.