Transferimi i Cristiano Ronaldos te Al Nassr më 30 dhjetor 2022, tronditi botën. I konsideruar si ndër futbollistët më të mëdhenj në histori, Ronaldo nënshkroi një kontratë ku do të fitonte 200 milionë euro në vit, duke përfshirë një pagë të garantuar prej 90 milionë eurosh, me marrëveshje komerciale dhe sponsorizuese që e çojnë pagën e tij totale vjetore në 200 milionë.

Por tani duket se Ronaldo mund të largohet nga Al Nassr dhe klubi rival Al Hilal është konsideruar si një destinacion i mundshëm. Sipas AS, Al Hilal po mendon të blejë Ronaldon, si zëvendësues për Neymarin, i cili ka vuajtur nga lëndimet dhe po ashtu përflitet për t’iu bashkuar Inter Miamit në afatin e ardhshëm.

Lëvizja mund të ndodhë në afatin kalimtar të dimrit dhe Al Hilal shpreson të përfundojë marrëveshjen në janar, pasi dëshiron ta ketë portugezin para Kupës së Botës për Klube që organizohet nga FIFA.

Që kur u bashkua me Al Nassr, Ronaldo ende nuk ka fituar një titull. Këtë sezon, ai ka luajtur në 14 ndeshje, duke shënuar 10 gola dhe duke dhënë tri asistime.Shumë tifozë të futbollit do të shpresojnë gjithashtu që ai të shkojë në Evropë, me një shans të fundit për ta parë atë të luajë në Ligën e Kampionëve para daljes në pension. Klubi i tij i fundit në Evropë ishte Manchester United, të cilit iu bashkua në vitin 2021 për një periudhë të dytë.

Por ajo përfundoi në mënyrë joceremonike pasi Ronaldo kishte përplasje me trajnerit të atëhershëm Erik ten Hag. Ylli portugez dha një intervistë të diskutueshme për Piers Morgan, ku kritikoi hierarkinë e klubit dhe Ten Hag.

Ndërkohë, aventura e Neymar në Arabinë Saudite nuk ka ecur sipas planit. Al Hilal thuhet se i ka paguar PSG-së 100 milionë euro më 15 gusht 2023. Ai gjithashtu thuhet se fiton 150 milionë euro në vit me klubin.

Por braziliani ka qenë vazhdimisht i lënduar dhe mezi është paraqitur për klubin. Braziliani është bërë gjithashtu viktimë e kritikave në Arabinë Saudite, me tifozët e Al Hilal që kanë vënë në dukje mungesën e tij që kur iu bashkua klubit. /Telegrafi/