Cristiano Ronaldo nuk njeh moshë, portugezi nuk rresht së shënuari dhe tashmë regjistron 933 gola në karrierën e tij. Portugezi ka shënuar mbrëmë 2 gola në 7 minuta në sfidën që Al Nassr luajti në shtëpi ndaj Al Riyadh.
Miqtë shënuan të parët me Selemani në fund të pjesës së parë dhe e mbyllën atë në avantazh. Al Nassr përmbysi shifrat në pjesën e dytë me dy golat e shpejtë të Ronaldos. GOLI1
Fillimisht portugezi barazoi shifrat në minutën e 55-të pas asistit të Mane, ndërsa goli i dytë erdhi në minutën e 62-të. Portugezi shkundi rrjetën me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë. GOLI2
E gjithe ndeshja u mbyll me fitoren e Al Nassr me rezultatin 2-1 dhe Cristiano Ronaldo edhe njehere tjeter eshte percaktues per kete skuader me lojen dhe golat e tij.