Cristiano Ronaldo është shpallur futbollisti i vitit në Portugali, duke marrë një tjetër vlerësim, këtë herë në vendin e tij, që para pak kohësh iu dhuroi trofeun e Ligës së Kombeve.

Kjo ishte hera e dhjetë që ylli portugez e merr këtë çmim në vendlindjen e tij.

Kujtojmë që sulmuesi i Juventusit është kandidat për të fituar edhe çmimin “The Best”, që jepet nga FIFA.

Sezonin që u mbyll 34-vjeçari në Serie A u shpall lojtari “MPV” në Itali.

Ronaldo realizoi mbi 30 gola në të gjitha kompeticionet dhe fitoi në Nations League-n e parë në histori.