“Çfarë u mësojnë fëmijëve duke i poshtëruar në këtë mënyrë? Të humbasësh kështu, a nuk i shtyn fëmijët ta urrejnë këtë sport? A është normal një rezultat i tillë? Si mund të ndodhë që një skuadër ta shënojë çdo gol në më pak se dy minuta”? Janë disa nga pyetjet që po qarkullojnë sot në Spanjë pas rezultatit 47-0 në një ndeshje të kampionatit të moshave. Las Palmas ka mundur me rezultatin 47-0 skuadrën e fundit të klasifikimit të moshave 11-12 vjeç dhe për të arritur një rezultat të tillë i mjaftuan vetëm 70 minuta lojë.
Por opinioni nuk është dakord që lejohet një kampionat me një disnivel të tillë dhe që nuk u mëson fëmijëve, që pasi e kanë vënë poshtë kundërshtarin, nuk duhet kurrsesi ta poshtërojnë atë.
Përgatiti: I. Lame