Nëse Shqipëria mbahet një vend ku shpesh shohim veprime të çuditshme atëherë do bindemi me këtë se çfarë ka ndodhur ditën e shtunë në Puke.

Për ndeshjen Tërbuni-Korabi që ishte një takim shumë vendimtar për ekipin pukjan për qëndrimin në Kategorinë e Parë ishte dhënë një lajmërim me poster nga ana e drejtueseve.

Deri këtu gjithçka duket normale, por nuk është e tillë kjo pasi poster dhe lajmërimi për një event sportiv është vendosur në këndin ku vendosen edhe lajmërimet për vdekje.

Ndoshta drejtuesit pukjanë kanë menduar se kështu mund të afrohen shumë tifozë në stadium, por futbolli realisht ‘vdiq’ në Pukë pasi vendasit humbën 0-1 kundër Korabit dhe u rrëzuan në Kategorinë e Dytë./newsport/