Transferimi i David Alaba te Real Madrid u cilësua si një goditje e madrilenëve, të cilët siguruan një futbollist shumë cilësor me parametër zero.

Por me sa duket ky transferim ka fshehur disa pagesa që detyrojnë Realin të paguajë shifra shumë të larta.

Sipas “Der Spiegel”, shifra totale që Reali do të paguajë për austriakun është shumë e lartë, pasi për të do të duhet të shkruajë një çek prej rreth 126,5 milionë eurosh.

Alaba do të përfitojë një rrogë vjetore prej rreth 19,47 milionë euro bruto, rreth 12 milionë euro neto, për 5 vitet e tij te Reali. Ndërkohë, diferenca do të paguhet në komisione ndaj ndërmjetësve që siguruan transferimin e futbollistit.

Si ndërmjetës, vetë lojtari do të përfitojë 17,7 milionë euro si bonus për firmën, 5,2 milionë euro do të jenë për menaxherin Pini Zahavi dhe 6,3 milionë euro do të jenë për babain e futbollistit, i cili gjithashtu është regjistruar si ndërmjetës. Jo keq për një parametër zero.