Disa gjëra që ndodhin në futbollin e Kosovës nuk mund të imagjinohen as në filma, Rrethi i tretë i ndeshjeve të DigitAlb Kupës së Kosovës vazhdon sot (e mërkurë) me disa ndeshje shumë interesante. Në takimin që po luhet në Lipjan në mes Ulpianës dhe Drenicës, ka ndodhur çudia e vitit.

Një dele është futur në fushë pranë futbollistëve para fillimit të ndeshjes derisa takimi është shtyrë për pesë minuta teksa njerëzit kompetent e larguan. Nje gje e tille eshte raportuar nga gazetaolle.com, fotografi i se ciles ka qene i pranishem ne kete ndeshje dhe na sjelle fotot e kesaj çudie.