Stadiumi i Elbasanit dhe ai i Shkodrës janë më të mirët aktualisht në Shqipëri.

“Elbasan Arena” dhe “Loro Boriçi” janë të standardeve europiane dhe aty mund të luhen normalisht ndeshjet e Kupave të Europës dhe të eliminatoreve të Kombëtares.

Çuditërisht, ekipet që përfaqësojnë të dy këto qytete, Elbasani dhe Vllaznia do të luajnë të dyja në Kategorinë e Parë në sezonin e ardhshëm.

Nëse verdheblutë mund të kenë mundësi që t’i luajnë ndeshjet në “Elbasan Arena”, duket se skuadra shkodrane do ta ketë thuajse të pamundur që t’i zhvillojë takimet në “Loro Boriçi”.

Sipas të gjitha gjasave, kuqeblutë do të luajnë në kompleksin sportiv “Reshit Rusi”.

Skuadrat do të jenë në dy grupe të ndryshme në kampionatin e ardhshëm./panorama-sport/