Tani ka një datë zyrtare për zgjedhjet presidenciale te Barcelona. Ato do të kryhen më 24 janarin e vitit 2021 dhe të gjithë kandidatët gjatë kësaj kohe kanë kohën për të shpalosur projektin e tyre.barcelona 1
Por kushdo që do të fitojë do të përballet me vështirësi të shumta. Situata ekonomike në klub nuk është aspak e mirë dhe merkatoja do të jetë e limituar.
Ky nuk është i vetmi telash për presidentin e ri, pasi koha që do të ketë në dispozicion është e shkurtër. Nga data 24 janar deri më 31 janar do të jenë vetëm 7 ditë për të bërë merkato dhe për të forcuar ekipin e Kumanit. Kjo gjë mund të sjellë pasoja edhe për vazhdimësinë e sezonit sepse skuadra mund të mos i arrijë objektivat pa pasur lojtarët e duhur.