Edhe pse Dinamo bëri disa afrime në merkaton e dimrit, deri tani pak prej tyre janë aktivizuar. Edhe ata që kanë parë fushën në ndeshje zyrtare, e kanë bërë këtë për pak minuta. Vetëm mbrojtësi Stivian Janku luajti si titullar në dy ndeshje, në kampionat dhe kupë, për t’u ulur më pas në stol.
Duke mbetur te mbrojtja, Jorgo Meksi nuk ka debutuar ende, ndërsa Kilian Çuni më së shtumti as nuk është grumbulluar për ndeshjet zyrtare. Në mesfushë ka pasur pak minuta si zëvendësues për Klevi Qefalinë. Në sulm, Mori Bamba luajti vetëm në derbin me Tiranën si zëvendësues.
Ardit Tahiri ka pasur fare pak minuta në fundin e dy ndeshjeve, kurse Leo Ballhysa është aktivizuar me ekipin e të rinjve të Dinamos, pasi është shumë i ri në moshë.
Edhe pse ndeshjet janë të ngjeshura në këtë periudhë, stafit teknik të Dinamos pak i ka hyrë në punë merkatoja e dimrit, ku asnjëri nga të ardhurit nuk ka mundur të fitojë vendin e titullarit.