Wolsfburg mposhti me rezultatin 3-1, skuadrën e kategorive inferiore, Preußen Münster, por mund ta shohë veten jashtë Kupës së Gjermanisë.

Trajneri Van Bommel bëri 6 zëvendësime, kur maksimumi është 5 brenda një ndeshjeje, duke thyer totalisht rregullat.

Drejtuesit e Wolsfburg kanë kërkuar falje për këtë veprim dhe kanë kërkuar amnisti, pavarësisht thyerjes totale të rregullores gjermane me çudinë e bërë nga trajneri i tyre.

“Është vërtet shqetësuese, por nuk mund të bëjmë asgjë”- tha drejtuesi i Wolsfburg, Jörg Schmadtke.

Ndërkohë që Preußen Münster ka kërkuar nga federata gjermane për respektimin e rregullores dhe përjashtimin e Wolsfburg nga Kupa e Gjermanisë./Sport Ekspres/