Një e papritur disi e veçantë ka prekur Roberto D’Aversën gjatë pjesës së parë të Parma-Juventus, e luajtur pasditen e djeshme në stadiumin “Enzo Tardini”, ku bardhezinjtë dolën me fitore 1-0 me gol të shënuar nga mbrojtësi Xhorxho Kielini.

Trajneri i skuadrës verdheblu mbante të veshur një këmishë të bardhë nga minuta e parë e takimit, por më pas i është dashur ta ndryshojë me kërkesë të arbitrit të takimit Fabio Mareska: për gjyqtarin e sfidës, në fakt, qëndronte rreziku i ngatërresës së trajnerit me fanellën e bardhë të vendësve.

Ndaj, këtij të fundit i është dashur të … marrë masa, duke veshur një këmishë të errët.