A mund të mos fitoni një kampionat nëse nuk humbni kurrë dhe nuk pësoni asnjë gol? Duket e pamundur, por kështu ka ndodhur në kategorinë e katërt të futbollit për femra në Suedi.

Angelholms FF e mbylli turneun me 15 fitore dhe tre barazime, gjithsej 78 gola të shënuar dhe 0 të pësuar, pas fituesit, Ljungbyheds IF, me vetëm një pikë. Tre barazimet erdhën kundër të parit në tabelë (dy herë) dhe Västra Karups. Tani vajzat e Angelholms FF janë përfshirë në play-off për t’u promovuar.

Një shaka mizore që ishte e vështirë për t’u tretur, por që u dha një shikueshmëri të madhe këtyre vajzave suedeze. Së pari për portieren rekordmene, 17-vjeçaren Nellie Bengtsson.

“Është shumë pozitive që ia dolëm – tha në një intervistë disa ditë më parë – Nëse e mendoni mirë, është shumë e lehtë të pësosh një gol. Mjafton vetëm një gabim dhe kjo ndodh. Është shumë e veçantë”.