Futbolli ka prodhuar dhe vazhdon të prodhojë situata të çuditshme herë pas here. E tillë mund të konsiderohet edhe ajo që i ka ndodhur ish-gjyqtarit nga Kosova, Përparim Hasani i cili aktualisht ka në Kosovë rolin e Kryetarit të Komisionit të Gjyqtarëve.

Ai ka gjykuar një numër të madh ndeshjesh në Kosovë dhe ka qenë ndër më të dalluarit.

Një rast, ai është përcaktuar të gjykonte derbin mes Gjilanit dhe Dritës, aty ku ka ndëshkuar me karton të kuq nipat e tij teksa, ky vendim i ka sjellë edhe probleme në familje. Hasani shtoi se për një vit nuk ka folur me vëllanë e tij vetëm se kishte nxjerrë me karton të kuq djalin e tij.

“Është e vërtetë që e kam ndëshkuar djalin e vëllait, është e vërtetë që e kam ndëshkuar djalin e hallës në ndeshjen që quhet derbi më i madh në Kosovë, Drita–Gjilani.

“Me vëllanë s’kemi folur një vit si shkak i futbollit. Ai është drejtor sportiv në klubin Flamurtari. Në atë kohë ka qenë në dy barazhe dhe dy barazhet i ka humbur dhe automatikisht ka rënë në Ligën e Parë, kështu që rreth një vit s’kemi folur me njëri-tjetrin”, tha Hasani. /VipSport/