Javën e kaluar në Kategorinë e Parë, klubi i Tomorit mori një vendim, duke mos e zhvilluar ndeshjen e transfertës me Bylisin, si shenjë bojkoti ndaj vendimit të Komisionit të Disiplinës, për shkak se humbën në tavolinë ndeshjen me Apoloninë me rezultatin 0-3.
Mirëpo, beratasit, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, shkruajnë se ditën e mërkurë, (nesër) do të luajnë një ndeshje miqësore me Bylisin në Ballsh, madje një ndeshje luksi.
“Futboll Klub Tomori | Miqësore
E mërkurë, ora 14:00, stadiumi: “Adush Muça”
KF Bylis – FK Tomori
Meqënëse ndeshja Bylis – Tomori është një ndeshje luksi për Kategorinë e Parë dhe nuk u zhvillua për shkak të bojkotit tonë, kemi menduar t’a zhvillojmë në një miqësore në qytetin e Ballshit”.
Mbetet për t’u parë si do të shkojë situata në kampionat, pasi në këtë rast, klubi rrezikon që të shkojë edhe një kategori më poshtë nëse nuk i luan ndeshjet e tjera, e ndërsa duhet theksuar se edhe nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit ende nuk kemi ndonjë reagim./newsport/