Kombetarja shqiptare e boksit per 16 vjeçaret do te niset ne drejtim te Italise ku do te marre pjese ne Kampionatin Europian dhe ne perberje te tij do te jene 4 boksiere, nder te cilet 2 jane te Vllaznise dhe pikerisht Tonin Prela dhe Pashuk Gjoni.

Te dy ata do te shoqerohen nga trajneri Klaudio Çekini dhe padyshim qe do te tentojne fort per t’u futur ne zonen e medaljeve sepse kane punuar prej 6 muajsh fort ne stervitje dhe tashme presin te marrin frutet e saj.

Por ajo qe ben pershtypje eshte se kombetarja shqiptare do te udhetoje drejt Italise shpenzimet e veta. Diçka absurde sepse sportistet dhe trajneret do te paguajne vete biletat e avionit si dhe shpenzimet e akomodimit ne Itali qe jane te konsiderueshme, megjithate kane marre persiper per ta bere kete gje sepse duan qe synojne medalje ne Europian.

Ne lidhje me kete gje, trajneri Çekini do te shprehej: “Kane gjashte qe keta sportiste pergatiten per kete eveniment te rendesishem por çudia eshte se ata dhe ne si trajnere do te udhetojme dhe do te paguajme te gjitha shpenzimet e akomodimit vete. Diçka absurde sepse shkojme per te perfaqesuar flamurin shqiptar dhe per te tentuar futjen ne zonen e medaljave.

Por nga ana tjeter, Qeveria deklaroi se u ka plotesuar te gjitha kushtet sportisteve por nuk e di se cilat kushte u ka krijuar, kur ata do te paguajne vete per te marre pjese ne Europian”.

Te plote prononcimin e trajnerit Emiliano Çekini do ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: