Kampionati shqiptar vazhdon të prodhojë çudira dhe ato të mungesës së stadiumeve për ekipet e kryeqytetit mbeten një problem shumë shqetësues. Treguesi më i mirë për këtë ka qenë luajtja e “derbit” Tirana- Dinamo javën e kaluar në stadiumin e Vlorës. Por çudirat vazhdojnë.
Tirana dhe Laçi do të përballen këtë të premtë për të luajtur sfidën në kuadër të “Abissnet Superiore”. Sfida e vlefshme për javën e 10-të të kampionatit, nis në orën 17:00.
Tashmë është vendosur edhe stadiumi ku do të luajnë këto dy ekipe, ndeshje në të cilën Tirana është pritëse, por nuk luan dot në kryeqytet. Newsport.al ka mësuar se sfida mes Tiranës dhe kurbinasve është zhvendosur në Korçë.
Pra kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin “Skënderbeu”, duke u zhvendosur në një cep tjetër të Shqipërisë. Diçka që nuk shkon megjithatë ky është realiteti i futbollit shqiptar.