Futbolli shqiptare vazhdon te prodhoje çudira nga me te ndryshmet jave pas jave. E fundit vjen nga kampionati i femrave. Ai ka dy jave qe ka startuar, por nga 10 ndeshjet e planifikuar ne kalendar per t’u zhvilluar, ne fakt jane luajtur vetem 6!!! 4 te tjerat ende nuk jane luajtur dhe ne fakt askush nuk di te te thote arsyen.

Se si mund te ndodh kjo gje qe kampionati zyrtar te nise dhe tre prej ndeshjeve te javes se pare dhe nje e javes se dyte te mos luhen ende, vetem ne Shqiperi e konstaton. Ky çrregullim mbi te gjitha duket se ka nje emer mbi te gjithe: APOLONINE!

Gazeta meson se drejtuesit e kesaj skuadre jane ne pritje te ardhjes se disa lojtareve te huaja nga merkatoja ngaqe kane kontigjent te limituar dhe per kete arsye nuk kane pranuar t’i luajne dy ndeshjet e javeve te para!!!

Eshte pikerisht kjo skuader dhe presidenti i saj Koço Kokedhima, ai i cili ka kohe “qe po fut hundet” tek futbolli i femrave. Burime prane Federates bejne te ditur se ai ka qene personi i cili ka propozuar skemen me “Final 4” edhe tek kampionati i femrave sepse e sheh si nje mundesi te dyte per t’i rrembyer titullin Vllaznise.

Po ashtu, ky person mesohet se eshte nje iniciuesit dhe propozuesit e rregullit per te shtuar numrin e lojtareve te huaj ne futbollin shqiptar. Ai e ka mbushur Apolonine me futbolliste afrikane dhe mendon ta shtoje edhe me shume numrin e tyre sepse vetem ne kete menyre mund te konkurroje si i barabarte me ekipet e tjera!!!

Fajtore mbi te gjitha eshte Federata Shqiptare e Futbollit e cila lejon parregullsi te tilla. Vllaznia, Gramshi, Egnatia dhe Lushnja jane te vetmet ekipet qe i kane luajtur te dy ndeshjet e para te kampionatit, disa te tjera kane luajtur vetem nje, ndersa Apolonia dhe Teuta ende nuk kane luajtur asnje takim, nderkohe qe kete fundjave ne kalendar jane per t’u luajtur ndeshjet e javes se trete!!!