Largime pa fund trajneresh ne futbollin shqiptar. Pas Di Biaggos qe dha doreheqjen nga pankina e Dinamos, mesohet se sot eshte zyrtarizuar edhe nje tjeter largim nga posti i trajnerit.
Behet fjale per Artan Mërgjyshin i cili nuk do të jetë më trajner i Vorës. Sipas SuperSport trajneri 55-vjeçar ka dhënë dorëheqjen nga skuadra ku jepte kontributin e tij nga vera e vitit 2022.
Mërgjyshi e ngjiti Vorën në Kategorinë e Parë. Gjatë këtij sezoni, Vora e Mërgjyshit grumbulloi 15 pikë duke u renditur e katërta.55-vjeçari ka shumë eksperiencë, teska ka drejtuar shumë skuadra në të shkuarën. Kastrioti, Besa, Apolonia, Bylis, Korabi, Dinamo dhe Laçi janë skuadrat e tjera që ka drejtuar.
Ndeshjen e radhës ndaj Korabit, Vorën do ta drejtojë drejtori sportiv Bazion Tragaj. Largimi i Mergjyshit ne fakt duket i pakuptimte sepse Vora po bente mire ne krye te kesaj skuadre duke e vendosur ate ne mes pretendenteve te kategorise se pare.