Partizanit i duhet të përballet me një situatë të pazakontë sa i përket një prej afrimeve të kësaj merkatoje të janarit.
Ismaila Sodiq, mbrojtësi i djathtë i afruar në janar, mund të largohet nga të kuqtë pa ardhur akoma mirë. Situata duket tejet e komplikuar.
“Panorama Sport” arriti të krijojë kontakt me lojtarin dhe t’i marrë atij një deklaratë të shkurtër, ku pohon dëshirën e tij për tu larguar nga klubi i kuq. Ai e arsyeton këtë kërkesë të tij me faktin se nuk ndihet rehat.
“Ju falënderoj që mbërritët për të më kontaktuar. E vlerësoj shumë, vetëm se është klubi ai që duhet të tregojë në lidhje me këtë çështje. Sa më përket mua, mund të them se nuk ndihem rehat këtu dhe dua të kthehem në shtëpi. Faleminderit!”, ishte deklarata e Sodiq për gazetën.