Rikostruktimet e stadiumeve në Shqipëri është kthyer në modë. Pas Elbasani, Shkodrës dhe stadiumit “Qemal Stafa”, tashmë është e radha e një tjetër stadiumi. Nuk bëhet fjalë për një skuadër që militon në Kategorinë Superiore, madje as në Kategorinë e Parë, por për një skuadër që fakt është e shkrirë dhe nuk luan as në Kategorinë e Dytë.
Një investim i qeverisë shqiptare dhe FSHF-së prej 1 miliard lekësh me një kapacitet prej 500 vendesh. Modeli do jetë i tipit anglez, tribuna do të jetë e mbuluar dhe do të zgjasë 6 muaj. Në një intervistë për emisionin “Stop” në “TV Klan” ka folur dhe kryetarja e bashkisë Prenjas e cili është shprehur se ndërtimi i stadiumit ka qenë një premtim i saj.
Majlinda Rira: Që nga momenti që erdha kryetare bashkie jam munduar që të ngre shpirtin e tifozëve jo sepse bashkia e Prrenjasit është e pasur, por sepse është i vetmi aktivitet social- kulturor. Prrenjasi ka një ekip futbolli, i cili quhet Domosdova dhe fatkeqësisht pas prishjes së fushës ka rënë nga kategoria.
Kërkuam një financim nga qeveria shqiptare nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe e fituam këtë projekt. Unë investime kam vetëm 400 milionë Lekë të vjetra në vit dhe jam munduar të riparoj çerdhe, kanale vaditëse, etj. Por ti kisha 1 miliard lekë, do ti përdorja ndryshe, por këto janë para që vinë nga buxheti i shtetit.
A kam unë nevojë për investime të tjera, për rrugë të asfaltuara, kopshte, çerdhe, spitale? Kam shumë nevojë, se është një bashki e varfër dhe kaq investime sa unë kam marrë janë të pakta./newsport/