Ne Shqiperi ka çudira nga me te ndryshmet dhe ketu perfshihet edhe sporti. E fundit ka ndodhur tek basketbolli, aty ku skuadra e Teutes e cila vetem dy dite me pare fitoi Superkupen e Shqiperise duke mundur ne finale Tiranen.

Menjehere pas ketij suksesi, drejtuesit durrsake mesohet se kane vendosur te largojne trajnerin Afrim Bilali. Nje vendim qe ka çuditur shkodranin i cili siç dihet eshte edhe trajneri i kombetares shqiptare.

Permes nje postimi ne profilin e tij Bilali e ben te ditur kete gje kur shkruan: “Nga dje nuk jam me pjese e Teuta Basket. Pavarsisht arritjeve dhe tejkalimit te objektivave te vendosura nga drejtuesit e ketij ekipi, nje dite pas shpalljes fitues te Superkupes se Shqiperise drejtuesit kane vendosur qe marrdhenia jone te nderpritet.

U vonova nje dite per ta postuar kete status per te kuptuar se ku kam gabuar por sado qe u mundova nuk arrita te gjej ndonje gabim ne punen time….Gjithsesi e shijova punen me ekipin, sfida te tjera na presin”.