Vetëm pak ditë më parë Edlir Tetova u largua nga drejtimi i ekipi të Egnatias ku në 8 javë kampionat arriti të grumbullonte 9 pikë. Egnatia me largimin e Tetovës ka emëruar në krye të rrogozhinasve trajnerin Shpëtim Duro.
Pushimi i Edlir Tetovës mesa duket nuk ka zgjatur shumë, pasi sipas “superliga_shqiptare_.84” bën me dije që tekniku durrsak do të jetë në krye të ekipit të Lushnjës. Tetova do të jetë pasardhësi i Klodian Duro që është larguar nga drejtimi i ekipit të Lushnjës.
Keto gjera padyshim qe mund te futen tek çudirat shqiptare sepse Tetova u shkarkua nga drejtimi i Egnatias per mungese rezultatesh, nderkohe qe tashme do te emerohet ne krye te nje skuadre tjeter e cila ka krize rezultatesh dhe ai do te mundohet ta nxjerre nga kjo krize.
Sigurisht qe kjo nuk eshte aspak nje tregues i punes se tij te ardhshme tek ekipi i Lushnjes ku edhe mund te kete sukses, por kuptohet qe nje situate e tille nuk eshte aspak normale, megjithate ne Lushnje besojne ne aftesite e tij trajnuese dhe kjo eshte gje e mire.