Jurguens Montegro ka paditur Egnatian në FIFA për trukim ndeshjesh. Sipas newsport kjo është arsyeja përse sulmuesi nga Kosta Rika nuk ka pranuar të kthehet te rrogozhinasit.
Mungesa e tij ra në sy pas muajit maj, kur Egnatia u shpall kampion. Kujtojmë se sulmuesi 23-vjeçar u afrua në Rrogozhinë gjatë janarit të këtij viti. Egnatia bleu kartonin e Montenegros pikërisht nga LD Alajuelense.
Deri tani nuk është thënë asnjë version zyrtar nga palët për mungesën e lojtarit nga Kosta Rika. Ditët në vijim vetë futbollisti pritet të dalë në deklaratë.
Po sipas Newsport.al një avokat i punësuar nga Jurguens Montenegro, po punon prej rreth 4 muajsh me këtë çështje. Në anën tjetër Egnatia vazhdon me angazhimin e saj në Europë. Pasi u eleminuan nga Borac Banja Luka në turin e parë të Champions League, lojtarët e drejtuar nga Edlir Tetova po angazhohen në Conference League.
Aty kanë fituar ndeshjen e parë ndaj Vikingur Rejkjavik me rezultatin 0-1 në Islandë. Takimi i kthimit që do vendosë cili kalon në turin e tretë, luhet më 1 gusht ora 20:00 në “Loro Boriçi”.