Ato qe ndodhin ne futbollin shqiptar veshtire te ndodhin diku tjeter. Nje lajm i publikuar sot ne media i ka çuditur te gjithe.Bekim Kuli nuk do të jetë më trajner i Luzit të Kavajës.
Një lajm i papritur që vjen pikërisht në momentin kur ai ende nuk kishte debutuar në krye të pankinës. Të dielën, Luzi 2008 do të përballej me Korabin dhe pikërisht në këtë sfidë, Kuli do të ishte në drejtimin e skuadrës.
Ai u emërua para disa ditësh në krye të kavajasve, por mosmarrëveshjet me drejtuesit kanë sjellë shkarkimin e parakohshëm. Çudira që ndodhin vetëm në Shqipëri e konkretisht në Kategorinë e Parë.
Sezonin e shkuar, Kuli ishte pjesë e stafit teknik të Kastriotit duke qenë ndihmës i trajnerit Emiliano Çela. Këtë edicion futbollistik provoi të niste vetë një aventurë si “timonier”, por me sa duket në Kavajë është e vështirë të dalësh kundër mendimeve të drejtuesve.