Përgatitjet e Spanjës për Botërorin pas mbërritjes në Rusi nuk kanë filluar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kjo, pasi pretendentët për fitoren e turneut janë përballur me disa probleme të vogla logjistike. Të vogla, me kuptimin e plotë të fjalës.

Nuk dihet ende nëse ka ndodhur me dashje apo pa dashje, por në dhomat e futbollistëve të Spanjës në hotelin ku janë sistemuar në Krasnodar në Rusi, dhomat kishin vetëm shtretër të vegjël, nga ata që përdoren kryesisht për fëmijët.

Një situatë e cila deri diku nuk shqetëson Iniestën e Zhordi Alban, por sigurisht që ishte paksa problematike për De Gea e Pike.

Kësisoj, pjesëtarët e stafit kanë dalë në qytet dhe kanë blerë vetë shtretër të rinj, sipas përmasave të kërkuara, duke mos lënë që gjërat t’i zgjidhnin rusët.

Gjithashtu, spanjollët ishin përballur me një tjetër problem të paparashikuar, pasi në TV-të e tyre kishte vetëm një kanal televiziv spanjoll të regjistruar, situatë që u zgjidh nga stafi i hotelit në Krasnodar./vipsport/