Trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu ka folur pas humbjes 2-0 në transfertë ndaj skuadrës së Laçit. Strategu i skuadrës shkodrane është shprehur se ekipi i tij ka luajtur më mirë, por gabimet në mbrojtje sollën disfatën e sotme.“Po vuajmë për të dërguar topin në rrjetë si në Gjirokastër edhe sot në Laç.
Mbrojtësit kanë bërë një rreshtim të gabuar në golin e parë, ndërkohë që në golin e dytë të pësuar sërish në momentin tonë më të mirë pësojmë një tjetër gol. Jam i mërzitur sepse Vllaznia luajti futboll, por nuk kishim një sulmues për ta shtyrë topin në rrjetë.Vllaznia ka luajtur më mirë se kundërshtari, por nuk kemi një sulmues për ta shtyrë në rrjetë. Ndikon edhe fakti që shumë futbollistë i janë bashkuar vonë ekipit. Disa nuk e kanë ritmin e duhur pasi kanë qenë të shkëputur për disa kohë nga fushat e lojës. Kemi menduar sikur kemi forcuar mesfushën, por realisht presim më shumë kualitet. Kur nuk arritëm që të gjenim lojtarët që donim, do të ndodhë edhe kjo. Sfidat e ardhshme? Me kontingjentin që kemi duhet të vazhdojmë që të punojmë. Superliga është një kampionat i vështirë, pasi kërkon shumë kontingjent dhe kualitet. Lojtarët duhet të ulin kokën dhe të punojnë shumë, pasi nuk presim ndihmë nga askush, por vetëm nga këmbët tona”, u shpreh Cungu.