Armando Cungu, e mori Laçin në një situatë të vështirë, madje skuadra ndodhej në zonën e skuadrave të mbijetesës, e për më tepër kishte mungesë rezultatesh. Trajneri shkodran arriti që ta fusë Laçin në “shinat” e duhura, por edhe të vërë në punë tërë repartet.

Tashmë që pjesa e parë e garës ka përfunduar, Armando Cungu thotë se Laçi nuk ishte aty ku duhet edhe për shkak se në javët e para nuk ka marrë pikët që priteshin. “Unë e kam theksuar edhe herë të tjera, laçi ka humbur shumë kohë në fillimin e garës.

Çdo pikë e lënë kushton gjatë ecurisë dhe në realizimin e synimeve që kemi. Siç duam ne të ditojmë kanë edhe ekipet e tjera. Kanë ekipe me cilësi, me organikë të pasur dhe lojtarë me eksperiencë. Kemi bërë gjashtë fitore dhe nuk janë pak…”.

Ndërkohë, pas një muaji rikthehen ndeshjet zyrtare, me kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë dhe trajneri Cungu thekson se skuadra do të jetë gati, e madje edhe fazën përgatitore, me shumë gjasa do ta zhvillojë në Shqipëri.

Ndërsa sigurisht që do të ketë lëvizje në hyrje në merkato, pasi janë larguar tetë lojtarë nga ata që kanë qenë të federuar dhe pjesë të skuadrës në pjesën e parë të sezonit./Vipsport/