U mendua se do ishin dy ndryshimet në formacion për ndeshjen e nesërme me Luftëtarin, krahasuar me atë me Teutën, por në fakt ata duket se do jenë katër. Përveç Markut dhe Bardullës, në 11-shen që do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë ndaj gjirokastritëve pritet të jenë edhe Çinari e Ribaj. I pari do të luajë në krahun e majtë të mesfushës në vend të Krujës ndërkohë që i dyti do të luajë në sulm në vend të Atsinës.

Kësisoj, Vllaznia e nesërme me 4 ndryshime në formacion, duket se do të jetë thuajse një skuadër krejt tjetër nga ajo e pesë ditëve më parë ndaj durrsakëve. Të tjerët do jenë po ato, me Selimajn, Gocaj, Orelesi, Pjeshka, Krymi, Hasani e Lika. Pvaresisht ketyre levizje, ato pritet te mos ndikojne ne lojen e skuadres dhe objektivi padyshim qe mbetet i njejte: marrja e nje rezultati pozitiv.

© shkodrasport.com