Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, ka justifikuar rreshtimin e tij mbrojtës ndaj Karabak duke deklaruar se çdo skemë tjetër do t’i kishte krijuar probleme skuadrës së tij. Në fjalët e tij për TVSH pas ndeshjes, ai deklaroi se kjo taktikë ishte e vetmja që i jepte shanse ekipit të rrezikonte herë pas here.

“Në përgjithësi ishte ndeshje e mirë, nuk ishte e lehtë. Karabak ka shumë kualitete brenda, nëse do të luanim më të hapur isha i bindur se do të ndëshkoheshim.

Menduam të luanim kështu dhe të gjenim në befasi kundërshtarët me kundërsulme e goditje standarte. Nëse do të ishim më të qetë, mund të ndëshkonim kundërshtarin.

Ishim menduar shumë për rreshtimin, se kundërshtari ka kualitete. Nëse do të kishim vendosje tjetër do të ishim ndëshkuar.

Kjo është arsyeja që u rreshtuam me kaq shumë mbrojtës për të mos i dhënë hapësira. E kemi bërë në pjesën e parë dhe të dytë por mungoi qetësia për të bërë më shumë në sulm. Futbolli luhet kështu e mudn të fitosh edhe në këtë mënyrë. Bëmë zgjedhjen më të mirë të momentit

Ndeshja e kthimit është e vështirë, por nuk i dihet. Do të shkojmë atje të bëjmë lojën tonë dhe të bëjmë maksimumin”, tha Cungu. /vipsport/