Kukësin e pret nesër një ndeshje e vështirë përballë Karabakut dhe këtë e di shumë mirë trajneri i verilindorëve, Armando Cungu. në konferencën para ndeshjes, ai ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin, duke treguar se Kukësi do të luajë për kualifikim.

Sa i përket ligjit që ndalon lojtarët kosovarë që të fluturojnë drejt Azerbaixhanit, Cungu është shprehur se ky është një problem për skuadrën e tij.

“Ndeshja e nesërme nuk do të jetë e thjeshtë për ne, por jemi përgatitur seriozisht për lojë. Në futboll ndodhi surprizat.

Ne do të përpiqemi të arrijmë rezultatin e dëshiruar gjatë 90 minutave, por jemi përgatitur edhe për penallti.

Fakti që gjysma e ekipit arriti në Baku me një tjetër fluturim diçka jo e mirë. Arsyeja ishte problemi me vizat. Pasi që Azerbajxhani nuk e njohu pavarësinë e Kosovës, lojtarët e këtij vendi nuk arritën të marrin viza dhe të vijnë këtu.

Unë nuk dua të jem pjesëmarrës në ngjarje politike. Sidoqoftë, gjëja kryesore është se ne jemi tashmë këtu dhe do të përpiqemi të marrim rezultatin që duam.

Lojtarët e mi duhet të jenë të gatshëm duke ditur se skuadra vendëse do të ketë mbështetje nga tifozët.

Kemi luajtur edhe në stadiume me tifozeri më të zhurmshme dhe duke qenë futbollistë, jemi mësuar me të tilla atmosfera prandaj nuk mendoj se do të jetë problem”, u shpreh Armando Cungu. /Vipsport/