Trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, u shpreh i kënaqur pas fitores së pastër ndaj Lushnjës. Nw prononcimin e tij pwr Supersport, ai është shprehur: “Foli 90-minutëshi, zotëronim topin, kishim epërsi teritoriale, por nuk po shënonim. Golat vijënë në momente të caktuara, apo individë mund të zgjidhin. Vllaznia duhet të jetë më cinike, më kompetitive, dhe agresive për të shënuar gola. Vllaznia ka nevojë për lojtarë që të marrin përgjegjësinë.
Atsina ishte shumë i saktë, nuk është 100% i lojtarëve që kanë ardhur ashtu sikundër edhe lojtarët të njohin njëri-tjetrin. Në realitet kjo ishte ndeshja e vërtetë, testi real i Vllaznisë.
Synimi i Vllaznisë? Nuk do të dalim kampionë Europe, të jemi të kujdesshëm, i kanë ikur 12 lojtarë Vllaznisë, midis tyre tre sulmues, Edhe unë kam dëshira, por duhet të jemi realistë, nuk është e lehtë për të kapur Europën, pasi janë Skënderbeu, Kukësi, Partizani apo dhe Flamurtari që ka bërë investime, por mos harrojmë Teutën, Laçin, por dhe Kamzën. Vllaznia nuk duhet të jetë një ekip që të diskutojë mbijetesën.
Sezoni i kaluar? Vllaznia ka qenë ekip i vendit të tretë, katërt, madje u fol edhe për zonën në Europë, por ndodhën ato që ndodhën. Shpresoj që këtë vit, të jemi më konkretë,
Taktika me shumë pasa? Për të luajtur futboll është e rëndësishme që t akemi ne në kmëb, dhe jo kundërshtari, por në momente të caktuara kemi dalë edhe shpejt, duke mos e mbajtur topin në mesfushë.
Shkurtaj? Ishim shumë afër tij, por ai bëri zgjedhjen e tij për të shkuar diku tjetër”, – tha Cungu për “Supersport”.
Tifozët? Kemi nevojë për sportdashësit shkodranë, janë lojtari i 12-të, kështu që edhe sot patëm mbështetje edhe në Lushnjë, por kemi nëvojë më shumë në “Loro Boriçi”.