U mbyll një barazim 1-1 sfida e dytë e Ligës së Kampionëve mes Valetës dhe Kukësi. Një kualifikim dramatik për skuadrën e Armando Cungut, e cila kalon më tej falë një goli në fushën kundërshtare.

Pjesa e pare eshte mbyllur pa gola nderkohe qe ne minuten e 67-te vendasit kane kaluar ne avantazh. Megjithate kukesianet nuk kane hequr dore nga kualifikimi.

Ishte gjeorgjiani Dzaria heroi i verilindorëve, i cili në minutën e 84-t dërgoi topin në rrjetë pas asistit të Rumbullakut.

Ne minutat e fundit ka patur nje karton te kuq per Zguron por kjo nuk ndikoi ne rezultat. Perfundimisht 1-1 dhe Kukesi kalon ne turin e dyte.

Trajneri Armando Cungu e nis kesisoj mbare aventuren e tij te dyte ne krye te kesaj skuadre dhe padyshim qe ka meriten tek kualifikimi i sotem.