Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, duket shumë optimist para sfidës së kthimit ndaj Valetës në Ligën e Kampioneve.
Edhe pse tekniku shkodran ka pranuar se nuk ka pasur shumë kohë në dispozicion me ekipin, ai në konferencën e sotme për shtyp ka deklaruar se pret që skuadra të bëjë diferencën.
“Kam pasur shumë pak orë në dispozicion por është një ekip të cilin e njoh dhe për të cilin kam besim për të arritur drejt suksesit, që do të thotë kalimi i turit. Le t’ia lëmë fushës dhe të shpresojmë që të flasë fusha më shumë se ne.
Përsëri mendoj që Kukësi është favorit, pavarësisht rezultatit të parë që nuk ishte ai që prisnin të gjithë shqiptarët.
Është shumë e rëndësishme që ekipi nuk pësoi gol dhe kjo është pozitive për ne.
Duhet të dimë që të administrojmë në mënyrën më të mirë rezultatin dhe kam bindjen e plotë që do t’ia arrijmë qëllimit që të kalojmë”, tha Cungu në konferencën e sotme. /vipsport/