Trajneri i Laçit, Armando Cungu, foli për MCN TV, pas fitores me përmbysje ndaj Vllaznisë.
Cungu deklaroi se janë 3 pikë shumë të rëndësishme për ekipin e tij, ndërsa për Vllazninë, tha se meritojnë të fitojnë titullin kampion.
Normalisht 3 pikë me vlera në shumë këndvështrime. Kemi nevojë për pikë, duhet të tregonim se nuk jemi rastësisht. Pjesa e parë kishte momente të mirë për ne, dhe te Vllaznia. Preferoja të ishim të kujdesshëm duke pa dhe nivelin e lojës së Vllaznisë.
Kam dërguar që në minutën e 20-të në nxehje lojtarë për të ndryshuar. Djemtë u futën shumë mirë në lojë. Duhet të jemi të kujdesshëm sidomos në minutat e fundit të ndeshjes. Komplimente djemve për shpirtin e garës, lojën dhe interpretimin. Komplimente dhe Vllaznia e meriton për të sjellë titullin në Shkodër.